BARDH A ZI

Bardh a zi hyn këtë vjeshtë në nivelin e tretë.

Kjo fazë nis pasi kanë përfunduar 90 emisione, ku kemi qenë përmbi dy vjet pranë publikut shqiptar. Faza e re fillon në vjeshtë dhe përfundon në verën e vitit 2010. Janë parashikuar rreth 45 emisione që do të sjellin për herë të parë debatin në një nivel të ri më të lartë. Fokusi i nivelit të parë ka qenë bardh e zi, fokusi i nivelit të dytë ka qenë grija, fokusi i nivelit të tretë do të jenë katër ngjyrat bazë, ku përsëri debati ynë do të jetë pa dorashka, por do të marrë më tepër ngjyrime.

Emisioni kësaj here, duke ruajtur formatin e katër të ftuarve dhe idenë e debatimit për çështjet shqetësuese, do të ketë edhe supriza të reja, për t’i dhënë më tepër ngjyrë shqetësimeve tona, pa harruar përvijimin e zgjidhjeve. Edhe struktura e re e debatit, do t’i përgjigjet më së miri angazhimit tonë të përhershëm ndaj publikut të gjerë për më shumë vërtetësi dhe transparencë.

BarDH a ZI – C'do te shtune 21.15 .