Shumica e aksioneve aziatike shënuan rënie të premten. Këtu ndikoi ecuria negative e treguesve kryesorë të bursës së Nju Jorkut, si dhe rritja e vlerës së dollarit karshi monedhave aziatike, rritje kjo e shkaktuar nga pritshmëritë e investitorëve për vizitën e presidentit amerikan Barak Obama në disa vende të Azisë. Indeksi MSCI për Azi-Paqësorin pa Japoninë ra me 0,47 përqind. Në Japoni indeksi Nikkei ra me 0,4 përqind, ndërsa indeksi më i gjerë japonez TOPIX ra me 0,1 përqind. Indeksi korean KOSPI pothuajse nuk ka ndryshuar me një rënie të lehtë prej 0,05 përqind. Në Australi indeksi ASX ka rënë me 0,87 përqind. Në Shangai indeksi SSEC është rritur me 0,46 përqind.
|