Bursa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hapur në vlerë poztive ditën e sotme, pasi investitorët janë të bindur se kriza e borxheve në Dubai, nuk ndikoi aspak në ekonominë globale. Gjithashtu edhe tre të dhënat makroekonomike mbi ekonominë amerikane që pritet të jenë pozitive, i kanë dhënë një shtysë pozitive Wall Streetit. Indekset kryesore në Wall Street kanë shënuar një rritje prej më tepër se 1 %, ndërkohë edhe cmimi i naftës dhe Arit janë në rritje në hapje të bursës amerikane, të ndikuara edhe nga dobësia e dollarit përballë monedhës evropiane dhe monedhave të tjera ndërkombëtare.
|