|
Nafta u rrit mbi 77 dollarë për fuçi të martën, duke pasuar kërcimin me 1,6 përqind të sesionit të kaluar. Megjithë kujdesin e investitorëve, frika e shkaktuar nga kriza në Dubai duket sikur është fashitur. Në pritje të një numri treguesish nga Shtetet e Bashkuara, sidomos të dhënave javore të depozitave të karburanteve, investitorët do të qëndrojnë mënjanë deri në momentin kur të kenë një panoramë më të qartë të situatës. Nafta bruto për janarin u rrit 4 përqind dhe u shit me 77,32 dollarë për fuçi sot. Kontratat u mbyllën 1,29 dollarë më lart të hënën. Nafta brent e Londrës u rrit 7 përqind në 78,54 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës, që janë rritur për katër muaj rresht dhe kanë nxjerrë një fitim prej 0,5 përqind në nëntor, janë lëkundur në një brez të ngushtë prej 70 deri 82 dollarë për fuçi në dy muajt e fundit, në sfondin e shifrave të përziera ekonomike. Analistët mendojnë se çmimet do të mbeten në këto kufij në terma afatshkurtër.
|