Indi / Ferri i grave në kohën e koronavirusit
Masat e mara nga autoritetet shtetërore të Indisë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar përparimin e koronavirusit në vend, ku tashmë ka pothuajse 11 milion raste infektimi dhe numri i vdekjeve vazhdon të rritet. Masat e rrepta të karantinës nxorën në pah kushtet e këqija të higjienës në periferi të qyteteve, fshatrave.
Për shkak të bllokimit dhe vështirësive që familjet kanë hasur për të luftuar pandeminë, numri më i madh i çështjeve dhe problemeve kritike përjetohen nga gratë e vendit. Periferitë janë zonat më të prekura ku familjet janë pa të ardhura dhe ku mungon kujdesi shëndetësor. Izolimi i detyruar në shtëpi ka çuar në një rritje të rasteve të përdhunimit nga burrat kundër grave, motrave dhe vajzave të tyre, duke përkeqësuar një dramë që tashmë prek jashtëzakonisht vendin.
Siç raportohet nga agjencia e lajmeve “Reuters” ku një grua dyzet vjeçare u përdhunua vazhdimisht nga një grup burrash në ambientet e një shkolle. Në Indi rastet e përdhunimit janë tepër të larta por fakti që kjo ngjarje ndodhi nën masat e rrepta të pandemisë e bën situatën edhe më shqetësuese. Rënia ekonomike që tashmë ka goditur klasat më të brishta të Indisë rrezikon të shtojë më tej rastet e krimit dhe dhunës në vend.
Të detyruar të qëndrojnë në pritje të rezultatit të tamponëve së bashku me një mori burrash, situata së shpejti rrezikon të çojë në një tragjedi për botën femërore. (Inside the news Over the world)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.