India lufton Covid-19 me pajisjen $13. Pacientët e izoluar monitorojnë oksigjenin pa “vrapuar” në spitale
India po ndjek një metodë të veçantë për të luftuar koronavirusin. Kamal Kumari, një punëtore e shëndetësisë në New Delhi, po monitoron shëndetin e pacientëve nga larg, duke përdorur WhatsApp dhe një pajisje 13 dollarëshe të matjes së oksigjenit, që quhet “Puls Oksimetër”. Pacientët që jetojnë në kryeqytetin indian i dërgojnë asaj treguesin dy-shifror nga pajisja dhe ajo regjistron të dhënat, duke u siguruar se nuk kalojnë nivelin e 95 pikëve. Ato që rezultojnë poshtë këtij niveli, dërgohen në spitale, që ndodhen në mungesë të shtretërve.
“Kur pacientët nuk kishin oksimetër, ata nuk ishin në dijeni të niveleve të oksigjenit dhe nëse ndodheshin në rrezik të lartë. Tashmë e dijmë në kohë dhe i dërgojmë pacientët në spitale në kohë dhe në mënyrë të sigurtë”,-tha Kumari, infermiere në spital. Qeveria e New Delhi ka shpërndarë deri më tani mbi 30,000 oksimetër të pulsit, në përpjekje për të izoluar shumicën e pacientëve pa simptoma në shtëpitë e tyre.
Programi u rishikua në Maj, ku rastet me koronavirus nisën të rriten në qytetin me 20 milionë banorë, duke dërguar banorët e panikuar në spitale. Me më shumë e 3.6 milionë infeksione, India ka raportuar numrin e tretë më të madh në botë dhe qytetet në vend kanë zbatuar një serë masash për të luftuar pandeminë. Në New Delhi, autoritetet shëndetësore nisën të dallojnë “hipoksemi”, apo nivele të ulëta të oksigjenit në gjak pa simptoma të vështirësisë në frymëmarrje, ç’ka po shkaktonte ndërlikime tek pacientët me koronavirus të izoluar në shtëpi. Doktorët thonë se pacientët mund të përdorin tashmë pajisje jo të shtrenjta për të monitoruar rregullisht nivelet e oksigjenit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.