India, rastet më të mëdha ditore në botë! Mbi 126 mijë në 24 orët e fundit. Kritikohet mungesa e vaksinave
India ka raportuar një numër rekord të rasteve me Covid-19 prej 126,789 ditën e Enjte, ndërkohë që më shumë shtete po hasin vështirësi të kontrollojnë valën e dytë, duke kritikuar mungesën e vaksinave. Infeksionet ditore, që kaluan 100,000 për të parën herë ditën e hënë, e kaluan kaluar atë nivel 3 herë, duke regjistruar rritjet më të mëdha ditore në botë. Kjo rritje, që është shumë më e shpejtë se në valën e parë, ka kapur në befasi autoritetet. Qeveria e fajëson përhapjen e infeksionit kryesisht tek turmat dhe këmbëngulja për të vendosur maskë, ndërkohë që janë rihapur dyqanet dhe bizneset.
Zelanda e Re pezulloi këtë javë hyrjen e të gjithë udhëtuesve nga India, përfshirë të banorëve të vetë, për 2 Javë. Me 12.9 milionë raste, India është vendi i tretë më i ndikuar nga pandemia në btoë, duke lënë përpara Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin. Qendrat e vaksinave në shumë shtete, përfshirë më të goditurin Maharashtra, janë mbyllur më herët duke kthyer njerëzit mbrapsht, për shkak të mungesës së furnizimeve. Shteti Odisha ka mbyllur gjysmën e qendrave të vaksinimit. “Për shkak të mungesës së vaksinave, ne do pezullojnë vaksinimin tek qeveria dhe spitalet private deri sa të ofrohen doza”- deklaroi Bashkia në qytetin e Panvel, pranë qendrës financiare të Mumbait. Qeveria federale ka mohuar se ka mungesë të vaksinave për grupet e prioritetit, ata mbi 45-vjeç dhe punonjësit e shëndetësisë, duke akuzuar shtetet se po përhapin panik. Partitë e opozitës kanë fajësuar qeverinë e Kryeministrit Narendra Modi, për eksportimin e dhjetra milionë doza të vaksinave, ndërkohë që vetë po mbulon vetëm një pjesë të popullsisë prej 1.35 miliardë. India është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.