Industria e orëve zvicerane – Eksportet drejt Kinës rriten me 40%, sjellin rimëkëmbjen e tregut
Eksportet e orëve zvicerane drejt Kinës janë rritur me 40% gjatë Nëntorit, duke sjellë një rimëkëmbje në treg. Vlera totale e eksporteve zvicerane u rrit me 6.4% në 2.01 miliardë dollarë në Nëntor, tregojnë të dhënat e Industrisë së Orëve Zvicerane.
Vlera e këtyre eksporteve është rritur për të 7-in muaj radhazi. Megjithatë, rritja drejt tregut kinez, shënoi nivelin më të lartë në 30 muaj.
Kjo tregon një optimizëm te konsumatori kinez për mallra luksoze, ndërkohë që Qeveria po zbut trajtimin e dhënies së ryshfeteve. Kjo lëvizje bëri që industria e orëve në Zvicër të bjerë në vitet 2015-2016.
Eksportet në Hong Kong u rritën me 4.4% në Nëntor, për të 6-in muaj radhazi. Hong Kongu dhe Kina, tregu i parë dhe i tretë më i madh, po vijnë në ndihmë të industrisë së orëve zvicerane, lëvizje e ngjashme me vitin 2010, pas goditjes nga kriza financiare.
Edhe tregje të tjera në Azi janë rimëkëmbur gjithashtu, ndërkohë që eksportet drejt Singaporit, tregut të 7 më të madh, u rritën me 10.6%.
Megjithatë, rimëkëmbja e shumëpritur e industrisë së orëve zvicerane, ka qenë e pabarabartë në të gjithë botën. Në Shtetet e Bashkuara, eksportet treguan rënie me -0.4% gjatë Nëntorit dhe është rënia e 11 radhazi.
Pavarësisht rritjes së fortë të ekonomisë së SHBA, shitjet atje kanë rënë prej një serë faktorësh, përfshirë rritjen e tregtisë elektronike, diçka që markat e luksit në Zvicër kanë shmangur prej kohësh.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.