Industria e peshkimit “e zhgënjyer” nga marrëveshja e Brexit. Bien poshtë kërkesat e tyre
Industria e peshkimit në Britani është e zhgënjyer që një marrëveshje tregtare e Brexit e arritur me Bashkimin Evropian nuk përfaqëson më shumë një ulje të aksesit që blloku aktualisht ka në ujërat britanike, tha një përfaqësues i industrisë.
“Industria do të zhgënjehet që nuk ka një vijë të qartë ndarje,” tha për Reuters Barrie Deas, shefi ekzekutiv i Federatës Kombëtare të Organizatave të Peshkatarëve. “Është pak mashtrim”.
Kryeministri britanik Boris Johnson tha më herët të enjten se Britania kishte rënë dakord për një periudhë tranzicioni “të arsyeshëm” pesë vite e gjysmë me BE mbi peshkimin, më shumë se tre vitet që dëshironte, por më pak se 14 vitet që BE kishte kërkuar fillimisht.
Deas tha se shqetësimi më i madh për industrinë ka të ngjarë të jetë një vendim për të lejuar anijet e peshkimit të BE të vazhdojnë të operojnë deri në gjashtë milje nga brigjet e Mbretërisë së Bashkuar, gjysma e kufirit prej 12 miljesh të kërkuar nga industria.
“Unë mendoj se do të ketë shumë zhgënjim”, tha ai.
Mbështetësit e Brexit thonë se peshkimi është një simbol i sovranitetit dhe fushat e peshkimit në ujërat britanike duhet të jenë kryesisht për ekipet britanike të peshkimit. BE ka kërkuar të sigurojë akses për anije nga vendet anëtare si Franca dhe Hollanda.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.