Industria gjermane kërkesë BE-së: Ashpërsoni politikat ekonomike ndaj Kinës!
Federata e Industrive gjermane (BDI) e cila është organizata udhëheqëse e industrisë gjermane i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të miratojë një politikë më të ashpër ekonomike ndaj Kinës.
Kërkesa vjen si shqetësim për të ndihmuar firmat për ngritjen e çmimeve, transferimin e teknologjisë dhe qasjen e pabarabartë të licencave dhe financimit. Firmat gjermane kanë nevojë për Kinën si një treg, por nuk janë të sigurt nëse Pekini do ti japë akses duke dërguar kështu 54 kërkesa për ndihmë drejt Berlinit dhe Brukselit.
“Pekini duhet të zgjerojë më tepër tregun e tij të brendshëm dhe të zbatojë siç duhet reformat e gjata ekonomikë sepse është edhe në interesat e tij” – tha presidenti i BDI, Dieter Kempf. BDI ka shkruar në një dokument të raportuar fillimisht nga Reuters se kërkonte që BE të krijonte një kuadër më të fortë ekonomik për tregun e brendshëm për të lidhur firmat nga ekonomitë jo-tregtare në sistemin e vet liberal ekonomik. “Për BE-në, është më e rëndësishme se kurrë jo vetëm që të përcaktojë rëndësinë e sistemit dhe vlerave të veta brenda vendit, por edhe t’i përfaqësojë ato jashtë” -tha BDI.
Ndër kërkesat e tjera të BDI janë ashpërsuar rregullat e subvencionimit të BE. Kompanitë që nuk prodhojnë mallra në BE nuk duhet të jenë në gjendje të marrin subvencione shtetërore, argumentoi Federata. Ajo gjithashtu bëri thirrje për më shumë investime të BE-së në infrastrukturë dhe inovacion.
Si grupi kryesor i lobimit të biznesit të Gjermanisë, pikëpamjet e BDI kanë peshë dhe futen në vendimet e politikës qeveritare. Tregtia bilaterale midis Gjermanisë dhe Kinës arriti në 187 miliardë euro në vitin 2017, pothuajse 30 për qind të tregtisë së përgjithshme të BE me gjigandin aziatik. Disa nga kompanitë më të mëdha të vendit, përfshirë Volkswagen dhe BMW mbështeten shumë në rritjen e tregut të shpejtë.
Burimi: Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.