Industria gjermane ngre “marshin” – Prodhimi rritet me 7.8% gjatë majit, udhëheq manifaktura
Të tjera sinjale pozitive vijnë nga ekonomia më e madhe e Europës, pas atyre të produkteve “Made in Germany”. Të dhënat më të fundit flasin për një rimëkëmbje të industrisë gjatë majit. Prodhimi regjistrohet në rritje me 7.8% gjatë muajit maj, krahasuar me muajin paraardhës, kur rënie ishte mjaft e mprehtë si pasojë e impaktit të krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Pavarësisht shifër pozitive, parashikimet flisnin për një rezultat disi më të mirë, në rritje me 11.1%, çka sinjalizon se rimëkëmbja do të jetë më e ngadaltë se pritshmëritë fillestare, pavarësisht se bëhet fjalë për ekonominë më të fuqishme të Europës si dhe vendin që e ka përballuar më mirë deri tani krizës, si atë shëndetësore, ashtu edhe atë ekonomike. Rimëkëmbja e industrisë gjatë Marsit udhëhiqet nga manifaktura. Të dhënat më të fundit nga Gjermania tregojnë se më e keqja tashmë ka kaluar, por se “ringjallja” e ekonomisë do të dojë ende shumë kohë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.