Infeksionet në Indi kalojnë 25 milionë / Cikloni i fuqishëm vështirëson luftën me koronavirusin
Totali i rasteve me Covid-19 në Indi ka kaluar 25 milionë ditën e Martë, ndërkohë që një ciklon i fuqishëm ka vështirësuar krizën shëndetësore në një nga shtetet ku sëmundja po përhapet shpejtë. Teste të Covid-19 janë administruar ndaj 200,000 personave që janë larguar nga zonat bregdetare të shtetit perëndimor Gujarat, përpara se cikloni të godiste. Autoritetet thonë se njerëzve që janë vendosur në strehë i janë dhënë maska dhe i është kërkuar distancim social. Rastet e reja në 24 orët e fundit shënuan 263,533, ndërsa vdekjet u rritën në një nivel rekord me 4,329. Edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë një zbutje të infeksionit, ekspertët shqetësohen se varianti i ri B.1.617, i zbuluar në Indi, po del jashtë kontrolli dhe shumë raste në zonat rurale nuk raportohen, prej mungesës së testeve.
Shteti i kryeministrit Narendra Modi, Gujarat, ka pësuar një rritje me 30% të infeksioneve që prej datës 2 Maj, ndërkohë që totali i vaksinave të administruara atje në javën e kaluar ishte vetëm 1.1 milionë. Stuhia ka ndërlikuar përpjekjen për të frenuar virusin tek shteti, ndërkohë që vaksinimi është pezulluar për dy ditë dhe spitalet po presin për gjeneratorë që të rikthejnë energjinë si dhe furnizime shtesë të oksigjenit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.