Inflacioni në Rumani rritet në 4%
Inflacioni rumun është përshpejtuar më shpejt gjatë pesë muajve për çmime më të larta në ushqim dhe karburant, sipas të dhënave nga Banka Qendrore. Çmimet e konsumit u rritën në 4 për qind nga një vit më parë në mars, nga 3.8 për qind që ka qenë në muajin shkurt, sipas të dhënave që u publikuan ditën e mërkurë. Çmimet u rritën në 0.5 për qind nga muaji i kaluar.
Kjo shifër është e krahasuar me vlerësimin mesatar prej 3.9 për qind në një anketë të ekonomistëve të Bloomberg. Inflacioni mesatar i të dhënave është jashtë fushës së synuar të bankës qendrore prej 1.5 për qind në 3.5 për qind.
Banka ka thënë se do të rregullojë rreptësisht likuiditetin për të mbajtur në një nivel konstant rritjen e çmimeve pasi ka lobuar me sukses qeverinë për të ndryshuar një taksë bankare që ndikonte negativisht në tregjet e parasë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.