Informaliteti po “gërryen” ekonominë – Ekspertët: Të gjithë bizneset të futen në skemën e TVSH-së
Përfshirja e të gjithë bizneseve në sistemin e deklarimit të Tatimit mbi Vlerën e shtuar, vëmendja më e shtuar e shtetit, qendrueshmëria në sistemin fiskal si dhe bashkëpunimi me sipërmarrjen janë disa nga elementët kryesorë për të luftuar informalitetin në vend i cili aktualisht është në nivelin 40-45 për qind. Shqetësimet e ekspertëve dhe sipërmarrësve u ngritën në forumin “Formalizmi i ekonomisë”.
E pranishme në forum, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, u shpreh se bashkëpunimi me biznesin është në interesin e të dyja palëve, ndërsa bëri me dije se po punohet për krijim e zonës rajonale ekonomike.
Forumi ekonomik është zhvilluar në kuadër të edicionit të 10 ndarjes së çmimeve “Karriera”, si dhe shpalljes së fituesve të konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarët e ekonomisë në Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për shtypin e shkruar dhe median vizive, ku të pranishëm ishin krerët e lartë të shtetit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.