Informim ndaj çdo subjekti – Drejtori i Tatimeve, apel biznesit: Përditësoni të dhënat në sistem
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon nga subjektet përditësimin e kontakteve të tyre, sikurse mund të jenë numrat e telefonit apo adresat e-mail, pasi synon informimin e çdo tatimpaguesi në formë të personalizuar.
Në një dalje për mediat, kreu I këtij institucioni, Enton Duro kërkoi mirëkuptimin e subjekteve, duke qenë se deklarimi i këtyre të dhënave është vullnetar.
Sipas Duros, aktualisht vetëm gjysma e të këtyre të dhënave në database rezulton të jetë e saktë, ndërsa pjesë tjetër ka nevojë që të përditësohet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.