Injoroi të gjitha masat e sigurisë, presidenti i Brazilit e konfirmon: “Jam pozitiv me COVID-19”
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro testoi pozitiv për Covid-19. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi, i cili është ndjerë keq pas një feste në shtëpinë e ambasadorit Amerikan. Imazhet e mbrëmjes të qarkulluara në media tregojnë për të gjithë të ftuarit pa maska, atë të kontestuar nga presidenti, të imponuar me një urdhër nga Gjykata e Lartë Federale, por të shfuqizuara me një dekret të mëvonshëm nga vetë Bolsonaro. “Masat e izolimit mund të jenë më të dëmshme sesa vetë pandemia”, ka përsëritur ai disa herë në ligjërimet e tij.
Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili është vendi i dytë në shpërthimin e virusit në botë, me më shumë se 70 mijë vdekje, 1 milion e 630 mijë të infektuar dhe spitalet po shemben. Përkundër kësaj, presidenti i saj gjithmonë ka mohuar urgjencën duke bërë qejf me virusin, në publik pa mbrojtje dhe shtrënguar duart majtas dhe djathtas.
Ai foli për simptomat nga Covid në një takim publik të hënën, ku tha se i nënshtrohej testit dhe mori hidroksilklorokina, ilaçi antimalarie i përdorur nga kolegu i tij Donald Trump. 65 vjeç në Mars, Bolsonaro tha se kishte temperaturë 38 °, ethe dhe ngopje të oksigjenit në gjak në masën 96%. Për shkak të simptomave, angazhimet e planifikuara për pjesën tjetër të javës ishin anuluar, por ai megjithatë u takua me përkrahësit e tij në kopshtin e Palácio da Alvorada, rezidenca zyrtare e presidentit.
*Në foto: Darka e Bolsonaro në ambasadën amerikane pa maska dhe duke injoruar masat e sigurisë
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.