Innovation Festival 2019- Banka lëvizëse e Credins, shërbime të plota gjatë dy ditëve të festivalit
Startoi këtë të enjte Innovation Nest Festival 2019, një nga eventet më të rëndësishme në vend, i cili përgjatë dy ditëve aktivitet ne ARTurbina, ka mbledhur bashke mbi 1.000 pjesëmarrës, investitorë vendas dhe të huaj, për të mbështetur zhvillimet dhe idetë e reja inovative dhe bizneset start ups.
Te pranishëm ishin dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maitre, si dhe dhjetëra sipërmarrës dhe kompani të suksesshme, që kanë kontribuar në fushën e inovacionit.
Banka Credins, një bankë me vizion inovativ dhe e fokusuar për të ndjekur zhvillimet ndërkombëtare në fushën e teknologjisë është pjesëmarrëse me Bankën lëvizëse. Një bankë në lëvizje, me shërbime të plota të një dege bankare, duke përfshire dhe shërbimin ATM, u vjen pranë klientëve, sidomos ne zonat rurale, aty ku banka mungon.
Të shumtë ishin të rinjtë e interesuar per t’u informuar mbi ketë risi unike ne Shqipëri, ku teknologjia gërshetohet bukur me shërbimin profesional të stafit te bankës.
“Ne kemi qenë në një rrugëtim të gjatë përgjatë gjithë vitit dhe do të vazhdojmë të jemi përsëri atje ku klientët kanë nevojë për bankën. Jemi pjesë e festivalit të inovacionit, pasi askund më mirë se këtu nuk e gjejmë veten me këtë prurje inovative” tha Jonadra Korre, këshilluese klienti, Credins Bank.
Banka lëvizëse do të jetë e pranishme përgjatë dy ditëve të festivalit, duke filluar që nga ora 8.30 e mëngjesit e deri në 16.30 të pasdites, duke i krijuar mundësinë cilitdo që dëshiron të njihet nga afër me produktin inovativ, të përfitojë nga shërbimet dhe konsulenca bankare, apo të përdorë shërbimin bankomat.
Prej kohësh, Mobile Branch ka mundësuar shkurtimin e distancave, duke i dhënë mundësinë jo vetëm klientëve të zonave urbane, por edhe atyre të zonave rurale, të përfitojnë nga shërbimet bankare. Festivali i inovacionit, ishte një nga ndalesat më domethënëse të Mobile Branch, por jo e fundit, pasi rrugëtimi i bankës lëvizëse do të vazhdojë pa ndërprerje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.