Inovacion, vetëm 38 % e ndërmarrjeve – Kryesojnë bizneset e mëdha dhe industria e shërbimeve
Vetëm 38.3 për qind e ndërmarrjeve në vend të vrojtuara përgjatë periudhës 2017-2019, rezultojnë të kenë kryer një aktivitet inovacioni. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, aktiviteti i inovacionit rezulton më i lartë në ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve me 42,2 %, krahasuar me ndërmarrjet në sektorin e industrisë me 34 % .
Ndërkaq, sipas të dhënave të INSTAT, grupi i ndërmarrjeve të mëdha me mbi 250 të punësuar rezultuan më aktive në inovacion me 67,9 %. Gjatë periudhës 2017-2019, 25,3 % e të gjitha ndërmarrjeve të vrojtuara zhvilluan inovacione të produkteve mallra ose shërbime të reja ose të përmirësuara, ndërsa 32,9 % zhvilluan procese biznesi të reja ose të përmirësuara.
Përgjatë kësaj periudhe, 35,4 % e ndërmarrjeve me inovacione produktesh prezantuan mallra ose shërbime që ishin të reja jo vetëm për ndërmarrjen, por edhe për tregun,që nuk ishin të ofruara më parë nga konkurrentët e tyre. ndërsa 11,3 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kanë blerë makineri, pajisje ose mjete programuese të bazuar në teknologji të re që nuk ishte përdorur më parë nga këto ndërmarrje.
Gjatë periudhës 2017-2019, 61,7 % e ndërmarrjeve të vrojtuara nuk kryejnë aktivitete Inovacioni. Ndërmarrjet të cilat operojnë në sektorin e Industrisë janë më pak innovative.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.