Inspektimet në muajin Nëntor, ISHTI ndëshkon me gjobë dhe urdhër-ndalesë 13 subjekte
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Nëntor 2017.
Konkretisht, nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, për periudhën Nëntor 2017 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë dhe urdhër ndalesë 13 subjekte.
Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.
Ndërkohë numri i ndëshkimeve administrative ndaj subjekteve për muajin shtator ishte 16 dhe për muajin tetor u vendosën gjoba ndaj 14 subjekteve.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.