Inspektimet online, fillojnë kontrollet në institucionet arsimore
Nis inspektimi online edhe në institucionet e arsimit. Deri në fund të Marsit ky inspektim do të bëhet për të gjithë Tiranën e më pas deri në fund të qershorit do të shtrihet në të gjithë vendi.
Sipas kryeinspektorit Shkëlqim Hajdari, parësore është që fillimisht të shtrihet në të gjithë vendin inspektimi online nga të 15 inspektoratet.
Pas inspektimit të institucioneve arsimore do të ketë inspektim edhe në fusha të tjera si ato ushqimore, të barnave, të karburanteve madje do të këtë inspektime online edhe për ruajtjen e pyjeve.
Sipas kryeinspektorit Hajdari, Shqipëria është nga të parat vende në Ballkan që ka nisur të aplikojë inspektimet online.
Kjo mënyrë inspektimi standardizon procedurën e kontrolleve për të gjitha subjektet dhe shmang abuzimet.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.