Inspektimet online, Hajdari: Nuk ka më autorizime me letër, shmanget korrupsioni
Inspektimet online shihen si mundësi për të shmangur korrupsionin ndaj bizneseve, por edhe si lehtësi për inspektoratet.
Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari shprehet se ka marrë vlerësime pozitive nga bizneset në Tiranë dhe pohon se synimi është që nisma e shërbimeve online të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
Nga ana e tij, kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor, Gjergj Koja foli për aplikimin e procedurave të reja që pritet të shmangin korrupsionin. Informacione më të detajuara bizneset mund të gjejnë në faqen zyrtare të Inspektoratit Qendror, si dhe në portalin e-Albania.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.