Inspektimi për ushqimin – Festat, urdhri i AKU: Intensifikim kontrolleve në subjektet ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka urdhëruar shtimin e kontrolleve në kuadër të festave të fundvitit. Përmes një urdhri të firmosur në datën 4 dhjetor nga drejtori i përgjithshëm, Agim Ismaili kërkohet intensifikimi i inspektimeve në restorante, pastiçeri, markete dhe supermarkete, tregje ushqimore apo fruta perimesh dhe në njësitë e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.
Referuar urdhrit, inspektimet do të fokusohen te subjektet me risk si dhe te ata me histori negative. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe pritet të rritet numri i marrjes së mostrave, veçanërisht për produktet e konsumit tradicional të festave, siç janë produktet e mishit, lëndët e para për prodhime dhe produkte pastiçerie, fruta-perime, etj.
Në këtë veprimtari intensive Drejtoritë Rajonale të Autoriteti Kombëtar të Ushqimit do të bashkëpunojnë me pushtetin vendor, me strukturat e shëndetit publik, organet tatimore dhe policinë e shtetit. Ndërkohë që. Raportimet për aktivitetin e inspektimeve do të bëhet çdo 3 ditë pranë drejtorit të përgjithshëm.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.