Inspektorati Shtetëror Shëndetësor inspekton vendin – 16 masa administrative me gjobë në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka realizuar 1661 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19.
Sipas njoftimit të bërë janë marrë 16 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe moszbatuar protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Trupa inspektuese e ISHSH ka kryer inspektime dhe monitorime nëpër subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë.
Gjatë kësaj periudhe prej Marsit, janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.