”Instagram” mund të fshehë numrin e pëlqimeve për secilin postim?!
Së shpejti, Instagrami mund të sjellë ndryshime për të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti social, duke ulur ndjeshëm ‘’stresin’’ që ndjen gjithsecili prej tyre për të grumbulluar sa më shumë ‘like’ në postimet që shpërndajnë. Ky aplikacion, po teston një ndryshim të dizajnit, i cili do të fshehë numrin e njerëzve që kanë pëlqyer një post.
“Ne duam që ndjekësit të përqendrohen në atë që postojnë, dhe jo në numrin e ‘like-ve’’ që arrijnë të marrin. Ne synojmë që me këtë ndryshim, vetëm personi që ka ndarë një postim do të mund të shohë numrin e përgjithshëm të pëlqimeve që merr”– shprehet një nga përfaqësuesit e ‘Instagram’’.
Ndryshimi mund të ketë një efekt pozitiv tek përdoruesit, disa prej të cilëve luftojnë me stresin që kanë nga mediat sociale. Një studim i vitit 2017 në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se nga pesë rrjetet e mëdha sociale,’Instagram’ ishte më i dëmshmi për shëndetin mendor të të rinjve.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.