Instagram ndjek hapat e Facebook – Së shpejti do të mund të shkarkoni gjithçka që keni ndarë në profilin tuaj
Së shpejti do të jeni në gjendje të shkarkoni të dhënat e Instagram duke përfshirë të gjitha fotot që keni ngarkuar në rrjetin social, ashtu sikurse në Facebook.
Mjeti i ri i Instagram-it ende nuk është në dispozicion dhe nuk ka asnjë datë specifike se kur do të bëhet i mundur.
Por ajo që vazhdon të mbetet e paqartë është fakti se pse përdoruesit të duan të kalojnë nëpër procesin e shkarkimit të të dhënave të tyre në Instagram.
Në përgjigje të një raporti të fundit të TechCrunch që kritikoi shërbimin për mungesën e transportueshmërisë së të dhënave, një zëdhënës i Instagram-it i tha autorit John Constine se një mjet për të mundësuar funksion është në të vërtetë në punime.
“Ne po ndërtojmë një mjet të ri për transferimin e të dhënave. Së shpejti do të mund të shkarkoni një kopje të asaj që keni ndarë në Instagram, duke përfshirë fotot, videot dhe mesazhet tuaja”, tha zëdhënësi.
Është koha që Instagram të nxjerrë diçka të ngjashme me mjetin e shkarkimit të informacionit të Facebook-ut, të cilin rrjeti social lëshoi në 2010. Aktualisht, përdoruesit e Instagram-it nuk janë në gjendje të ruajnë imazhet që kanë postuar, një veçori që shumë do të prisnin nga një aplikacion tetëvjeçar.
Zëdhënësi i Instagram nuk zbuloi një datë të veçantë të lëshimit të mjetit, por ka gjasa të shtyhet para 25 majit. Kjo për shkak se, në atë datë, ligjet e privatësisë së GDPR në Evropë që kërkojnë nga kompanitë të lejojnë përdoruesit të shkarkojnë të dhënat e tyre do të hyjë në fuqi.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.