Instagram përdor inteligjencën artificiale për parandalimin e komenteve fyese dhe ngacmimeve
Instagram ka aktivizuar një sistem i cili automatikisht gjurmon komentet fyese dhe ngacmuese në rrjetin social të fotografive me shpresën se ato nuk do të gjejnë mbështetje në platformë.
Sipas Pcworld, ky sistem i ri është i bazuar në DeepText, një motor për klasifikimin e tekstit i cili interpreton fjalët sipas kontekstit në mënyrë që të luftojë spamin.
Ky sistem i ri vjen pas një teknologjie të përdorur më parë nga Instagram për të luftuar spamin në platformë.
Bazuar në suksesin e tij, ekipi vendosi ta kalojë këtë sfidë në një nivel tjetër: identifikimin e komenteve urryese, ngacmuese dhe fyese.
DeepText është trajnuar për të identifikuar komentet negative dhe kategorizuar ato në segmente si “racizëm, mashtrim, ose ngacmim seksual.”
Tani e tutje komentet e ndaluara thjesht do të fshihen dhe nuk do të shfaqen. Filtrat e rinj funksionojnë vetëm për gjuhën Angleze ndërsa filtrat e spamit edhe në gjuhë të tjera.
Instagram është një rrjet social me numër të lartë përdoruesish familjarë kjo sepse platforma është më miqësore sesa shumë forume të tjera në internet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.