Instagram sfidon Youtube – Zbulon IGTV, platformën më të re te videove
Instagram prezantoi ditën e sotme IGTV, një aplikacion i pavarur i cili do të përdoret për të parë video.
Kohëzgjatja e videove nuk do të jetë më 1 minutë por 10 minuta dhe sa i përket llogarive me shumë ndjekës ato do të kenë mundësi të postojnë video me kohëzgjatje deri në një orë.
Kjo është parë si një sfidë kundrejt Youtube, dhe një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e moshave të reja nga Youtube.
Ky është një hapi i rëndësishëm që e distancon Instagram nga një platformë të thjeshtë shpërndarjeje të fotove kundrejt një platforme për të rinjtë ku mund të shpërndajnë e shikojnë video të ndryshme.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.