Instagram shton opsionin e sondazheve interaktive në story
Nëse keni menduar se Storiet në Instagram janë pak të mërzitshme dhe aspak tërheqëse, rrjeti social ka lançuar një opsion të ri i cili iu mundëson përdoruesve krijimin e sondazheve në këto.
Tashmë ashtu si më parë shtonit vendndodhjen tuaj mund të shtoni opsionin e një sondazhi me dy përgjigje dhe miqtë mund t’i përgjigjen këtij sondazhi me një klikim të thjeshtë.
Historia në Instagram ju lejon të shkruani pyetjen tuaj dhe të vendosni përgjigjet Po dhe JO ose gjithçka që ju dëshironi.
Pasi miqtë të jenë përgjigjur, ju do të keni mundësinë të shikoni se kush ka votuar çfarë në të njëjtin vend ku shihen dhe se sa persona ju kanë parë foton që keni ngarkuar.
Këto sondazhe janë një mënyrë e mirë që Storiet në Instagram të bëhen më interaktive se sa më parë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.