Instat prezanton Censin 2020: “Sjell informacione thelbësore për vendimmarrjen”
Instituti i Statistikave prezantoi të mërkurën strategjinë e censit të popullsisë dhe banesave 2020.
Drejtorja e përgjithshme, Delina Ibrahimaj, tha se censi ngelet instrumenti më i rëndësishëm për mbledhjen e informacioneve të detajuara në nivel të njësive të vogla gjeografike dhe shoqërore.
Sipas saj, ky cens do të sjellë informacione tejet të rëndësishme për vendimmarrjen e qeverisë dhe biznesit.
Zëvendësministri i Financave, Erjon Luçi, nënvizoi se censi do të sjellë të dhëna të rëndësishme sidomos në drejtim të politikave për nxitjen e punësimit.
Censi i popullsisë dhe banesave 2020 do të sjellë pas një dekade një informacion të përditësuar dhe të detajuar demografik, social dhe ekonomik për vendin.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.