Instat rrit projeksionet për Italinë / Pastrohet “reja” e Covid. Pret rritje të PBB me 4.7% këtë vit
Ekonomia italiane do të rritet me 4.7% këtë vit, sipas byrosë kombëtare të Statistikave, duke rritur projeksionet prej 4% të bëra në Dhjetor, ndërkohë që kriza e koronavirusit në vend po zbutet. Në raportin gjashtëmujor ekonomik, ISTAT projektoi një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto me 4.4% në vitin e ardhshëm. Projeksionet e fundit të institutit janë pranë atyre të qeverisë së Mario Draghi, që sheh një rritje ekonomike me 4.5% këtë vit dhe 4.8% në 2022. Rritja e qëndrueshme ekonomike nga ISTAT vjen pas një tkurrjeje me 8.9% në vitin 2020, një rekord negativ që prej periudhës së luftës, kur ekonomia e eurozonës u dërrmua nga pandemia e koronavirusit. Rimëkëmbja në dy vitet e ardhshme do vijë si pasojë e kërkesës së brendshme, nxitur nga investimet dhe shpenzimet konsumatore, sipas Instat. Fluksi tregtar do të ofrojë një kontribut marzhinal ndaj rritjes këtë vit, dhe do jetë një pengesë për vitin 2022. Draghi ka zbutur masat e karantinës që prej muajit Prill, pas rënies së infeksioneve të reja dhe vdekjeve. Italia raportoi 59 vdekje në 24 orët e fundit dhe 1,968 raste të reja ditore.. Fondi Monetar Ndërkombëtar projekton një normë më modeste prej 4.3% këtë vit dhe 4% në vitin 2022.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.