Institucionet arsimore, në “sitë” – Urdhri i Manastirliut: Verifikim dokumenteve të vaksinimit në shtet e privat
Institucionet arsimore publike e private do të kalojnë në “sitë” nga strukturat e shëndetit publik, në lidhje me dokumentet që vërtetojnë vaksinimin e fëmijës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin për verifikimin e çdo çerdheje, kopshti dhe shkolle, duke synuar vaksinimin e çdo fëmije me qëllim ruajtjen e mbulesës vaksinale në shkallë vendi dhe mbrojtjen nga sëmundjet infektive.
Ndërkaq, duke nisur nga data 1 tetor, në kalendarin e vaksinave do të shtohet dhe rotavirusi, ndërsa efekti financiar më buxhet përllogaritet në 600 mijë euro.
Manastirliu foli edhe për kushtet higjieno-sanitare nëpër institucionet arsimore? duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim për mosplotësimin e rekomandimeve nga ana e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.