Integrimi në BE – Banka Shqiptare prezanton projektin për përafrimin e legjislacionit
Banka e Shqipërisë prezantoi të enjten projektin e binjakëzimit “Fuqizimi i përafrimit të Bankës së Shqipërisë me legjislacionin e BE-së”. Ky projekt do të financohet nga Bashkimi Europian dhe do të zbatohet në partneritet me Bankën e Italisë dhe Bankën e Gjermanisë. Guvernatori, Gent Sejko, tha se objektivat e përsosjes afatgjatë të Bankës së Shqipërisë përkojnë me përafrimin e kuadrit të saj ligjor, rregullator dhe operacional, me atë të Sistemit Europian të Bankave Qendrore.
Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, tha se Banka e Shqipërisë është një nga institucionet më të forta dhe më profesionale në vend, ndërsa ky projekt do të afrojë edhe më shumë me standardet e institucioneve homologe europiane.
Në dekadën e fundit, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar disa projekte bashkëpunimi dhe binjakëzimi me bankat qendrore të vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucionit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.