Integrimi në BE – Cakaj: Vendet anëtare rikonfirmuan mbështetjen
Ministrat te Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate kanë ri konfirmua edhe një herë mbështetja për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian.
Ministri në detyrë Gent Cakaj, mori pjesë në takimin dy ditor të mbajtur në Bukuresht, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.
“Vlen të theksohet se, Shqipëria ka marrë një vlerësim për faktin që politika e saj e jashtme është në përputhshmëri të plotë me parimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian. Ky takim ofroi edhe një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e një vargu takimesh bilaterale me homologët e vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, me ç ‘rast patëm mundësinë të komunikojmë rezultatet kryesore të reformave të arritura në Shqipëri dhe natyrisht, domosdoshmërinë e hapjes së negociatave në qershorin e këtij viti. Procesi i zgjerimit vazhdon të mbetet një prej prioriteteve qendrore të presidencës rumune dhe përgjatë të gjitha takimeve që kemi pasur me homologët e Bashkimit Europian, kemi marrë një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për ecurinë e deritanishme të procesit të hapjes së negociatave për anëtarësim,” – u shpreh zoti Cakaj.
Cakaj pohoi se edhe puna e deritanishme Shqipërisë me procesin përafrimit të legjislacionit me BE-në ka marrë vlerësime pozitive.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.