Integrimi/ Samiti i Zagrebit mbahet të mërkurën – Do të zhvillohet me video konferencë, afirmim të perspektivës europiane
Pavarësisht situatës problematike të krijuar si pasojë e Covid-19, ky vit shënon hapa pozitiv për integrimin e vendit. Burime diplomatike për RTV SCAN, bëjnë më dije se samiti i rëndësishëm i Zagrebit ku do të zyrtarizohet hapja e negociatave me Bashkimit Europian, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet ditën e nesërme me video conference. Në agjendën e diskutimeve do të theksohet rëndësia e raporteve që BE ka me Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e qartë e këtij rajoni në Union.
Pjesë e rëndësishme do të jetë diskutimi për përballimin e krizës së shkaktuar nga Covid 19, ku BE dhe Ballkani Perëndimor ku do theksoj bashkëpunimi dhe solidariteti në periudhë krize. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët politik të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke filluar me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Presidenti i Këshillit Carls Mishel do të drejtojë punimet së bashku me presidenten e Këshillit të Europës Ursula Von Der Lejen.
Por gjithashtu do të jenë të pranishëm edhe kreu i politikës së jashtme dhe sigurisë Josef Borel, Davide Sasoli presidenti i Parlamentit europian, përfaqësues nga BERZH, Banka Botërore dhe Bankës së Investimeve. Ndërkohë është parashikuar edhe një konferencë për mediat, pas takimit e presidentit Mishel, zonjës Von Der Lejen dhe Ministrit kroat.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.