“Intesa Sanpaolo” nuk do jetë blerësja e “Generali”, lë në “baltë” qeverinë
Banka Intesa Sanpaolo është tërhequr nga plani për të blerë kompaninë italiane të sigurimeve Generali, prej kohësh në vështirësi financiare. Në këtë mënyrë, Intesa Sanpaolo i jep fund shpresës së qeverisë italiane për ti dhënë një zgjidhje italiane problemit.
Prej kohësh gjermanët e Allianz kërkojnë ta blejnë Generali-n. Faza vlerësuese, për të vendosur në rast se banka italiane do të ishte ose jo blerësja zgjati plot 1 muaj, dhe rezultati tashmë është negativ.
Huadhënësi italian nga ana tjetër, duket se ka plane të tjera, dhe që i referohen ekskluzivisht zgjerimit të aktiviteti bankar. Ditën e Premte, banka njoftonte se, do të shpërndante dividendë për 10 miliardë euro cash, për katër vite.
Ndër të tjera, Intesa planifikon të zgjerojë aktivitetin duke ofruar shërbime të vogla financiare, si : karta krediti, kredi të vogla personale, dhe llogari të thjeshtuara. Iniciativa të tjera i referohen bankingut dixhital dhe produkteve të tjera.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.