Invalidët kërkojnë 210 kw falas – Invalidët e punës: Akti nënligjor për klientit në nevojë, 5 vjet i vonuar
Invalidët e punës kanë kërkuar lehtësime në drejtim të faturave të energjisë elektrike. Gjatë një seance dëgjimore, pranë Entit Rregullator të Energjisë, kreu i shoqatës Abdulla Omuri tha se kjo kategori paguan në masën 97.3% energjinë, ndonëse pagesat e invaliditetit janë tejet të ulta. Po ashtu, Omuri kritikoi cilësinë e furnizimit me energji, pasi sipas tij tensioni është nën 220 kv.
Po ashtu, u kërkua miratimi i akteve nënligjore që përcaktojnë klientin në nevojë, pasi ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” ka hyrë në fuqi që në vitin 2015, por neni që përcakton përfitimin e 210 kë falas në faturën e energjisë nuk zbatohet. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nevojitet qartësimi i listave të këtyre personave, ndërkohë që akti nënligjor duhet të ndërmerret nga Ministria e Shëndetësisë.
Për këtë çështje, rreth 6 muaj më parë pranë Ministrisë së Shëndetësisë është dorëzuar edhe një peticion me mbi 3000 firma, por deri më tani akti nënligjor nuk është miratuar ende. Ndërkohë që, kërkesat u bënë gjatë diskutimit të tarifave e të reja të propozuar nga 2 kompanitë e reja të krijuara nga ndarja e OSHEE, që gjithsesi nuk parashikojnë rritje për konsumatorët fundorë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.