Investim në objektet e Komisariatit të Dibrës, Policia e Shtetit hap tenderin 303 milionë lekë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shpallur një tender rreth 303.5 milionë lekë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Dibër
Data e mbylljes së tenderit është 04 maj 2021.
“Rikonstruksioni i ambienteve të Drejtorisë Verilidore të Policisë Dibër përfshirë këtu godinën e Komisariatit të Policisë Dibër dhe ndërtimin e dhomave të paraburbimit me ambjente përkatëse, së bashku edhe me disa objekte ndihmëse në funksion të veprimtarisë dhe punës së ketij institucioni del si domosdoshmeri e këtyre argumenteve:
1- Janë ndërtesa të ndërtuara në vitet 1983-1984 , dhe nuk janë të projektuara sipas standarteve që kërkohen për një institucion të tillë.
2- Janë ndërtesa të amortizuara ku përveç konstruksionit mbajtës, që është i mirë , pjesët e tjera përbërëse të tyre ( si suvatimet ,shtresat, instalimet elektrike, instalimet hidrosaniatare lënë shumë për të dëshiruar, pra janë jashtë parametrave që kërkohen sot.
Ky institucion ushtron aktivitetin e tij funksional në një pronë me sipërfaqe trualli rreth 5 900 m2 dhe ka në përdorim të saj këto ndërtesa:
- NDËRTESA E DREJTORISË VENDORE TË POLICISË DIBËR 3-kat
Është godinë 3-kat, me sipërfaqe 470 m2 për kat, e ndërtuar në vitin 1984, me themele prej guri me llac cimentoje, murature tulle mbajtëse t-38 cm me mbulesë solete b/a eparanderur, hidroizolim 1.k.k. (planimetritë e kateve bashkëlidhur)
- NDËRTESA E KOMISARIATIT TË POLICISË DIBËR 3-kat
Është ndërtesë 3-kat, me sipërfaqe 270 m2 për kat, me themele prej guri, mur tulle mbajtëse t-38 cm e rikonstruktuar në vitin 2002, ku eshte bërë shtesë kati (Ik), membulesë me soletë me tulla me veshë, me hidroizolim dhe shtresë mbrojtëse granili.
- NDËRTESA E DHOMAVE TË PARABURGIMIT ME AMBIENTET PËRKATESE 1-kat
Burguështë një ndërtesë 1 katëshe, me sipërfaqe 580 m2, e ndërtuar në vitin 1999 mekonstruksion themele b/a, murature tulle mbajtëse dhe soletë monolite b/a. Ka një korridor të gjatë që lidh ndërtesën e Drejtorisë së policisë me dhomat e paraburgimit.
- NDËRTESE NË HYRJE TË DREJTORISË SË POLICISË SË QARKUT 1KT
Kjo është një ndërtese e re 1-kat, me sipërfaqe 45 m2, me konstruksion b/a si themeleme plinta b/a, kolona b/a, soletë b/a e ndërtuar në vitin 2005.
- NDËRTESA E SERVISIT TË AUTOMJETEVE l KT
Kjo është një ndërtesë e re 1 k me konstruksion b/a si themele me blinta b/a, kolonab/a, solete b/a e ndërtuar në vitin 2005 dhe është e përshtatshme për qëllimin e ndërtuar, me sipërfaqe rreth 105 m2
- PIKË KARBURANTI
Ky objekt është jashtë parametrave, normave dhe standarteve të sotme, me sipërfaqe rreth 12 m2
- MURI RRETHUES
Muri rrethues aktualisht është me blloqe betoni i suvatuar nga të dy anet por duhet të përshtatet në funksion të qëllimit të tij sidomos vendet e hyrje daljeve të automjeteve dhe personelit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.