Investime në lagje – Rikonstruktohet bllokut i banimit tek “Vllazën Huta”
Banorët pranë bllokut të banimit që shtrihet përgjatë rrugës “Vllazën Huta” dhe “Beqir Luga” pranë Ministrisë së Jashtme, do t’i gëzohen një lagjeje të rikonstruktuar dhe me hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet që po vijojnë në të gjithë lagjen, që përfshijnë bllokun 40, 41 dhe 42 në Njësinë Administrative Nr. 2 dhe u shpreh se kjo do jetë shumë shpejt një tjetër zonë që ofron kushte dhe standarde të mira urbane.
Veliaj theksoi se edhe në këtë lagje ky ndryshim do të sjellë rritje të vlerës së pronës si një përfitim direkt për qytetarët.
Kryetari i bashkisë evidentoi nevojën për bashkëpunimin e qytetarëve edhe për të zgjedhur administratorët e pallateve në mënyrë që të kenë mundësi për të përfituar nga fondi i komuniteteve që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.