Investimet e Fondit Shqiptar – Mbi 16.3 miliardë lekë do të përdoren për 2019
Për vitin që vjen do të përdoren rreth 16.3 miliardë lekë për programet e zhvillimit dhe infrastrukturën vendore dhe rajonale. Sipas drejtorit të Fondit të Zhvillimit Shqiptar kjo shumë parash, e mbështetur edhe nga investimet e huaja do ti japë një dimension tjetër zhvillimit të vendit.
Ky buxhet do të mbulojë rreth 30% të projekteve të reja për vitin 2019. Ndërkohë që 5.5 miliardë lekë nga buxheti do të përdoren për infrastrukturën vendore dhe rajonale. Sipas Becit, një nga rrugët më të diskutuara, ajo e lumit të Vlorës do të përfundojë me të gjithë komponentët në pranverën e 2019.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.