Investimet infrastrukturore në Durrës – Ja rruga që do t’i nënshtrohet rikonstruksionit
Rruga ‘Dallëndyshet’ në Shkozet do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit. Bashkia e Durrësit ka hapur procedurat e tenderimit për këtë segment rrugor, një investim për të cilin është vënë në dispozicion një fond limit prej 12.4 milionë lekë.
Ndërhyrjet përfshijnë shtrimin e rrugës më asfalt dhe ndërtimin e trotuareve të rrugës. Po ashtu, në këtë segment rrugor është parashikuar të ndërtohet edhe një kolektor për sistemimin e ujërave.
Rruga është parashikuar të ruajë përgjithësisht gjurmët ekzistuese, me qëllim ruajtjen e objekteve të banimit pranë saj. Ky investim paraqet një interes në rritjen e mirëqenies së komunitetit që banon pranë kësaj zone.
Sa i takon kohëzgjatjes së kontratës, është parashikuar një periudhë kohore prej 120 ditë që nga nënshkrimi i saj.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.