Investimet kineze në Europë – Bien ndjeshëm në 2018. Shtohen shqetësimet mbi sigurinë
Një studim i firmës britanike Ernst & Young, tregoi se blerjet kineze në Europë kanë rënë me 21% në vitin 2018, me një numër total prej 196 marrëveshjesh të regjistruara gjatë vitit.
Vetëm në Gjermani, numri i marrëveshjeve të investimeve ra nga 54 në 35. Rënia e investimeve kineze në kontinent u theksua në gjysmën e dytë të 2018-ës, me 26%. Volumi i investimeve kineze në Europë ra me 46% në 31.2 miliardë dollarë. Thuajse 1/3-a e kësaj paraje shkoi në Gjermani, ku kinezët kanë investuar 10.7 miliardë dollarë.
Blerja më e madhe në Gjermani, që ishte gjithashtu investimi më i madh në të gjithë Europën, arriti në 8.7 miliardë dollarë, që ishte marrëveshja për të blerë aksione te prodhuesi i Mercedez nga firma kineze Geely. Arsyet e kësaj rënieje janë të shumta. Ndërkohë që shqetësimet mbi sigurinë dhe shitjen e industrive të rëndësishme në Perëndim kanë luajtur rol kryesor, ka pasur edhe faktorë të tjerë që kanë kontribuar. Në Kinë po ndodh një ndryshim i mjedisit ekonomik, ku Qeveria po kufizon daljen e tepërt të kapitalit.
Përveç kësaj, ekonomia kineze është ngadalësuar, duke u ndikuar edhe nga lufta tregtare me SHBA. Gjermania qëndron fokusi i investitorët kinez në Europë, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar. Tregjet të tjerë të rëndësishëm për Kinën janë Italia, me 20 marrëveshje në 2018-ën, ndjekur nga Franca me 16.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.