Investimet lokale – Sipërmarrja, marrëveshje me Shoqatën për Autonomi Vendore
Kryetarët e bashkive do të bashkëpunojnë me sipërmarrjen private për të nxitur investimet në hapësirat territoriale që administrojnë, me qëllim zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shërbimeve për qytetarët.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqata për Autonomi Vendore, kanë nënshkruar një marrëveshje që i hap rrugë këtij bashkëpunimi.
Reforma e re administrativo-territoriale u ka dhënë më shumë hapësira në administrim kryetarëve të bashkive dhe më shumë kompetenca sa i përket zhvillimit të qyteteve dhe fshatrave.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.