Investimet në aksionet e SHBA – “Domino” tejkalon kompanitë e teknologjisë, rritet mbi 2000%
Kompanitë e teknologjisë në SHBA si Google dhe Apple, kanë treguar në performancat e tyre ndër vite se përbëjnë një investim të qëndrueshëm dhe fitimprurës. Një tjetër kompani e teknologjisë, Nvidia, ka ofruar një kthim prej 500% vetëm për vitin 2016, kryesisht prej futjes në treg të produktit GTX 1080.
Kjo nënkupton se një investim prej 10 mijë dollarësh te kjo kompani, do të sillte një vlerë prej 50 mijë dollarësh pas 1 viti, pa përdorur levën financiare apo investim me borxh.
Megjithatë, pavarësisht produkteve dhe shërbimeve të sofistikuara që këto firma ofrojnë, një kompani që bën pica, ka pasur një performancë akoma më të mire. Vlera në treg e kompanisë amerikane “Domino”, ka tejkaluar gjigantët botërorë të teknologjisë për këtë dekadë.
Një investim i nisur në vitin 2010 te “Domino”, është rritur me më shumë se 2.000% deri në ditën e sotme, duke lënë pas kompani si Amazon, Google, Facebook dhe Apple. Që prej vitit 2009, kur “Domino” ndërroi recetën e produkteve që ofron, aksionet e firmës kanë pasur rritjen më të madhe në kompanitë që listohen në bursën e New York-ut (NYSE).
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.