Investimet në rrjetin elektrik – Plani 5-vjeçar i OSHEE, 33 mld lekë, ERE: Të përcaktohet si do sigurohen fondet
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur shqyrtimin e planit 5-vjeçar të investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili për periudhën 2019-2023 arrin në rreth 33 mld lekë.
Megjithatë, bordi i ERE-s ka kërkuar që plani të jetë sa më realist dhe të përcaktohet se si do të sigurohen fondet, duke qenë se OSHEE aktualisht po kalon një situatë të vështirë financiare, si pasojë e thatësirës së tej zgjatur.
Për vitin 2019 OSHEE ka ndërprerë investimet e reja, ndërkohë sipas planit të rishikuar vlera e investimeve arrin në 6.97 mld lekë.
Ndërkohë që, sipas planit të dorëzuar pranë ERE-s për miratim në vitin 2020 investimet e parashikuara arrijnë në 7.62 mld lekë.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.