Investimet në rrjetin energjetik – Nënstacioni i Orikumit dhe Himarës kushtojnë 6.3 mln euro
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi punimet e fundit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Himarë. Ky nënstacion është një investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit .
“Këtu jemi në një nga investimet më serioze që janë bërë vitet e fundit në energjetike në gjithë zonën e bregut. Ndryshimi këtu është thelbësor, pasi mjafton që qytetarët të kujtojnë disa vite para, furnizimi me energji në këtë zonë ka qenë problematik. Këto probleme nuk ekzistojnë më por ne po i paraprijmë zhvillimeve të gjithë zonën e bregut pritshme turistike për”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci tha se investimi është pjesë e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman, falë mbështetjes me kredi të butë. Nënstacioni i Orikumit dhe Himarës kanë një vlerë prej 6.3 milionë euro. Në shtator OST do të nisë ndërhyrjet në rrjetin e të gjithë vijës bregdetare.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.