Investimet në spitalin e Fierit, Manastirliu: 1 mln euro investim në aparatura
Nga spitali rajonal i Fierit ministrja e shëndetësisë ka lajmëruar për dy shërbime të reja që do ti ofrojë ky spital. Këto dy shërbime kanë të bëjnë me trajtimin e të sëmurëve nga zemra dhe të sëmurëve me tumore.
“Ne do të ngremë për herë të parë në Fier qendrën e hemodinamikës për t’ju përgjigjur në kohë urgjencave kardiake me metodat më të avancuara dhe për këtë siç e pamë, është gati projekti për vendosjen e angiografit në këtë spital brenda qershorit. Gjithashtu do të ndërtojmë në këtë spital qendrën e kimioterapisë për të sëmurët me tumore, të cilët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në Tiranë për këtë shërbim”, tha Manastirliu.
Manastirliu u ndal edhe tek lista e re e rimbursimit të barnave.
“Diagnoza si, forma të ndryshme të leucemisë, kancer të pulmonit si dhe për Lista e barnave të rimbursueshme e miratuar nga qeveria përfshin 36 barna të reja, që trajtojnë herë të parë përfshin barna për diagnoza të patrajtuara më parë si demenca dhe alzheimer. Lista e re e barnave përveç barnave për sëmundje te renda përmban dhe barnat për sëmundjet kronike. Një lajm i mirë është padyshim përfshirja në listën e rimbursimit e një formëdoze të re të medikamentit Herceptinë (subcutane), për trajtimin e kancerit të gjirit”.
Investimet në total në spitalet rajonale kapin vlerën e 4.5 milionë euro prej të cilave vetëm një milionë janë investuar në spitalin e Fierit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.