Investimet strategjike, afat deri në 2023 – Mungon ligji i ri, shtyhet me dy vite mundësia për subjektet investuese
Sipërmarrjet e interesuara për të përfituar statusin e investitorit apo investimit strategjik, kanë afat për paraqitjen e kërkesave deri më 31 dhjetor 2023. Vendimi për shtyrjen e afatit për subjektet që kanë qëllime investimesh madhore në vendin tonë, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi në fund të muajit Janar. Afati për subjektet përfundonte më 31 dhjetori 2021, ndërsa shkak për zgjatjen e tij me dy vjet u bë propoziomi i deputetit socialist Arben Pëllumbi fundvitin e kaluar.
Prej katër vitesh, që nga 2018-ta, Parlamenti miraton shtyrjen e afatit, me argumentin se po punohet për një ligj të ri për investimet, i cili parashikohej të ishte gati dhe të hynte në fuqi më 1 janar 2020. Në Tetor të vitit të 2020-ës, deputetët Milva Ekonomi dhe Ervin Bushati, porpozuan shtyrje të afatit të aplikimeve deri në fund të 2021-shin, me argumentin se Ministria e Financave po punonte per hartimin e nje projektligji te ri “Per investimet” dhe se ky afat do te ishte i mjaftueshem për perfundimin e te gjitha procedurave ligjore te nevojshme per miratimin e ketij akti te ri.
Sipas deputetëve, per shkak te pandemise Covid 19, Ministrise se Financave, i eshte dashur te mobilizoje te gjitha kapacitetet e saj në përballimin e situatës, duke e bërë të pamundur finalizimin e projektligjit te ri “Per investimet”. Ndërkohë, aktualisht, pas 4 vitesh ende nuk kemi një ligj të mirëfilltë për investimet dhe mesa duket Ministria e Financave ende nuk ka hartuar një akt të mirëfilltë ligjor çka bën që të vijohet me të njëjtin legjislacion duke zgjatur afatet vit pas viti. Nga 2016-ta deri në 2020-ën, vlerësohet se Shqipëria ka përfituar një total prej 343 milionë eurosh në formën e investimeve strategjike.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.