“Investimet strategjike” në Kuvend – Qato: Siguri për më shumë investitorë
Ndryshimet në ligjin e investimeve strategjike, i cili iu jep edhe një vit kohë subjekteve të interesuara për të aplikuar për marrjen e statusin e investitorit strategjik janë diskutuar në Parlament. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, theksoi se përmirësimi i kuadrit ligjor krijon më shumë siguri për investitorët e huaj.
Ndërkaq, Ministria e Financave po harton një ligj të ri për investimet, i cili sjell disa risi sa i përket krijimit të lehtësirave të mëtejshme për investitorët. Ligji pritet të jetë gati ë mesin e vitit që vjen dhe do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2020.
Ndërsa sipas të dhënave zyrtare nga ky institucione, investimet e huaja në 6 muajt e parë të vitit janë rritur me 28 për qind.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.