Investimi në bursë, Gjergji: Po identifikojmë bizneset me potencial
Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE, tashmë ka hyrë në një fazë tjetër, atë të edukimit nëpër auditore të universiteteve të ndryshme si dhe sipërmarrje, mbi rëndësinë e investimit.
Drejtori Ekzekutiv i ALSE shpjegon për TV SCAN se ka nisur edhe evidentimi i bizneseve me potencial investues, dhënia e informacionit financiar dhe orientimi i tyre drejt listimit në bursë.
Gjergji zhvilloi një leksion të hapur me studentë të ekonomisë dhe financës dhe stafin pedagogjik të një universitetit privat në kryeqytet, ku shpjegoi gjithçka rreth bursës, faktin që ofron mundësinë e rritjes së kapitalit, të investimit dhe likuiditet.
Njëkohësisht drejtori ekzekutiv i ALSE shpjegoi mënyrat se si mund të investohet në bursë.
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka nisur aktivitetin e saj më 22 shkurt, me tregtimin e Titujve të Qeverisë (bono thesari dhe obligacione thesari).
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.