Investitorët blejnë dollarë pas përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën
Monedhat aziatike ranë ndjeshëm ndërsa përhapja e shpejtë e koronavirusit jashtë Kinës çoi në shqetësime në lidhje me një pandemi dhe shtyu investitorët të kërkojnë asete strehimore të sigurta në ar, dollar dhe franga zvicerane.
Italia, Koreja e Jugut dhe Irani regjistruan rritje të konsiderueshme në numrin e të prekurve gjatë fundjavës. Organizata Botërore e Shëndetit aktualisht është e shqetësuar për numrin në rritje të infeksioneve që nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me shpërthimin në Kinë.
Monedhat e Kinës, Australisë dhe Zelandës së Re ranë, ashtu si dhe monedhat e tregjeve në zhvillim. Dollari australian goditi nivelin e tij më të ulët në 11 vjet në tregtimin e hershëm.
Kundër një numri të madh valutash aziatike , dollari amerikan u kthye në kulmin e tij gati tre-vjeçar. Dollari u rrit kundër euros, ndërsa franga zvicerane tërhoqi disa flukse duke kërkuar strehë të sigurt dhe u rrit edhe kundrejt dollarit. Franga u stabilizua në nivelin më të lartë në katër vjet e gjysmë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.